• Non ci sono risultati.

Violeta Zuna

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2021

Condividi "Violeta Zuna "

Copied!
2
0
0

Testo completo

(1)

N

ARTA

L

AGOON

Violeta Zuna

Medwet Coast 3 Project Coordinator

Parathenie

Laguna e Nartes ndodhet ne Rajonin e Vlores, Shqiperi . Eshte nje nga lagunat me te medha dhe te rendesishme ne Shqiperi. Laguna e Nartes ka nje siperfaqe ujore rreth 42 km

2

, nga te cilat 13,8 km

2

shfrytezohen per prodhimin e kripes ne kriporen e Skrofotines.Thellesia e lagunes shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Miniera e kripes ne Narte eshte nje nga me te lashtat ne Ballkan dhe ne Shqiperi.

Prodhimi i kripes deri ne 1990 ka qene 140-150 mije ton/vit. Pas viteve nentedhjete prodhimi ka qene 20-25 mije ton/ vit.

Laguna ne jug dhe jug- perendim kufizohet nga kodrat piktoreske te Zvernecit. Ne kete pjese te lagunes shtrihen dy ishuj, ne ate me te madhen ndodhet Manastiri i Zvernecit.

Zona e Nartes eshte konsideruar si nje nga zonat lagunore me te rendesishme ne Shqiperi duke u bazuar ne vlerat e larta te biodiversitetit dhe ne numrin e habitateve te gjetura atje. Ekosistemi natyror i Nartes karakterizohet nga nje llojshmeri e pasur e habitateve si zona lagunore, delta e lumit Vjose, moçali kripor, dunat ranore, pyjet me pisha, ishulli i Zvernecit. Lidhjet midis tipeve te ndryshem te habitateve kane nje rendesi te madhe ekologjike.

Ne kendveshtrimin ekologjik ato krijojne shteg per migrim in dhe shperndarjen e bimeve dhe llojeve te kafsheve. Studimet mbi kete zone kane treguar rendesine e zones lidhur me interesimin dhe veçantine e flores. Ne shumellojshmerine e madhe te habitateve, shume bime dhe lloje kafshesh jane te veçanta dhe ndodhen vetem ne kete zone bregdetare.

Zona e Nartes eshte e rendesishme jo vetem per llojet me te pershtatura, por gjithashtu per nje numer te madh llojesh me pak te pershtatura dhe karakteristike

Te gjitha keto lloje bimesh perbejne nje pasuri te madhe

kombetare me vlera ekonomike dhe shkencore. Disa prej tyre

jane shume te rralla, disa te tjera kane vlera shkencore, dhe pjesa

me e madhe e tyre perbejne grupin per perdorim te gjere

ekonomik siç jane bimet mjeksore, aromatike, ato per industrine

ushqimore dhe bime dekorative. Shume lloje te kesaj zone jane

(2)

gjetur ne Librin e KUQ te Shqiperise.

Pjesa me e madhe e zogjve, afersisht 91%, ndodhen kryesisht ne ujrat e lagunes. Ato jane shperndare uniformisht ne lagune dhe kane koncentrim te larte ne qendren e saj, e cila eshte gjithashtu dhe nenzona me pak e trazuar.

Rosat (Anas sp.) dhe Bajza (Fulica atra) zene numrin me te madh me perkatesisht 47 % (18000individe) dhe 35% (13500 individe).

Nga te dhenat e viteve te fundit thone se zona e Nartes eshte vendi e dyte me i rendesishem per zogjte ujore ne Shqiperi, Karavastaja ze vend te pare. Ne dimer me shume se 23 % te gjithe zogjve ujore te Shqiperise gjejne strehim ne kete zone.

Me shume se 35 lloje te zones mbajtese me shume se 6% te efektivit kombetar. Narta eshte vendi kryesor i dimerimit ne Shqiperi per flamingot (Phoenicopterus ruber roseus), rosa laramane (Tadorna tadorna), rosa bishegjele (Anas acuta), rosa sykalter (Bucephala clangula, vraponjesi gushebardhe (Charadrius alexandrinus) dhe gjelezen pikaloshe (Pluvialis squatarola). Ja vlen te permendet prania e pelikanit Dalmat (Pelecanus crispus) (9%) dhe pulbardhes se Audouinit Larus audouinii (100%), te dy konsiderohen lloje ne rrezik zhdukje boterore

Zona e Nartes eshte gjithashtu nje vend me rendesi nderkombetare. Ajo permbush

kriteret e Ramsar (ligatina te rendesise nderkombetare) per sasine e zogjve qe dimerojne

me me shume se 48.700 individe (20.000 individe qe jane ne kriteret e Ramsarit) Per tre

lloje zona mban me shume se 1% te popullimit rajona l.

Riferimenti

Documenti correlati

13 “Pontebbana” mediante la realizzazione di una rotatoria all'incrocio con via Barriera e di una controstrada di accesso alle proprietà commerciali lato nord,

Me lo paso muy bien cuando el maestro me hace leer en v o z alta en clase.. Disfruto mucho cuando llegan las vacaciones y

Interviene: la Prof.ssa SILVIA NOVELLO, Pneumo-Oncologa presso l’AOU San Luigi di Orbassano (TO) e presidente di WALCE Onlus. L’incontro è APERTO A TUTTI (al termine, avrà

Rispondendo ad un quesito della Fnovi, il Ministero della Salute con nota 7071 del 19/3/2015 conferma come non esista incompatibilità per il Medico veterinario dipendente, tra la

para algunas causas de defunci6n. Comunicazioni: Communications,' Papers: Relerate,' Comunicaciones,' a) Dott. ANGELO COCCHI - Bologna: « La genocutireazione del Ceni

Narta area is considered as one of the most important lagoon areas in Albania based on the high biodiversity values and the number of habitat found there.. The natural ecosystem

Vegetazione dei canali salmastri lagunari a Bolboschoenus maritimus Vegetazione elofitica delle acque salmastre a Phragmites australis Thlaspietea rotundifoliae

La frattura religiosa ha assunto un peso ancor più rilevante nel 1979, quando Khomeini ha pre- so il potere a Teheran facendosi paladino anche delle minoranze sciite “oppresse”