• Non ci sono risultati.

Karta e përgjegjësive dhe të drejtave Carta delle responsabilità e dei diritti

N/A
N/A
Protected

Academic year: 2022

Condividi "Karta e përgjegjësive dhe të drejtave Carta delle responsabilità e dei diritti"

Copied!
1
0
0

Testo completo

(1)

Karta e përgjegjësive dhe të drejtave Carta delle responsabilità e dei diritti

Kjo kartë u kushtohet fëmijëve të shtruar në spital dhe familjeve të tyre: jane të përfshira rregullat e mirësjelljes dhe të drejtat.

Të drejtat e treguara më poshtë frymëzohen nga deklarata universale e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe respektohet nga rrjeti i spitaleve pediatrike italjane.

Njohja e të drejtave dhe respektimi i rregullave ndihmon të gjithë, operatorët dhe familjen, të veprojnë me përgjegjësi dhe besim të ndërsjellë për një efektivitet më të madh të proçesit të kurimit, duke respektuar vlerat shpirtërore, psiko-sociale dhe kulturore të secilës familje.

Udhëzuesit në repartet raportojnë metodat e kërkimit të informacionit te mjekët, për pjesën klinike dhe infermierët për pjesën e ndihmës, duke identifikuar në dhomën e intervistave, në kohën e treguar, caktimin e privilegjuar dhe respektimin e kërkesave të konfidencialitetit.

Anëtarët e familjes dhe vetë pacientët janë të përfshirë, bazuar në moshën dhe kushtet, në vendime dhe proçese të kurimit qe nga vlerësimet e para në të cilat është përgatitur plani i perkujdesjes dhe i kurimit.

Spitali lehtëson pacientin në kërkesën e tij për një mendim të dytë, duke favorizuar lëshimin e dokumentacionit shëndetësor të nevojshëm për konsultime të jashtme dhe mbrojtjen e programit të kurimit.

Drejtoria e spitalit është e përkushtuar që ta bëjë Meyer-in, një pasuri publike që i përket tërë komunitetit, një vend gjithnjë e më i sigurt dhe mikpritës, që synon të favorizojë respektin dhe mikpritjen e anëtarëve të familjes, pacientëve dhe operatorëve, aktivizimin e masave të parashikuara në raste të sjelljes agresive ose fyese, si fizike ashtu edhe verbale, ose dëmtimit të pasurisë dhe strukturës.

Të drejtat dhe rregullat janë deklinuar në formën personale për të nënvizuar marrjen e përgjegjësisë dhe të drejtave që kanë te bajne me secilin prej nesh, në vetëdijen se distanca mes asaj që eshte deklaruar dhe asaj që ndodh në të vërtetë është rruga që duhet të ndermarrim ende së bashku.

Rregullat e mirësjelljes/ Regole di comportamento

• Respektoj personelin e repartit dhe bashkëpunoj me ta

• Sinjalizoj dietat, intolerancat apo alergjite ushqimore e farmakologjike

• Ndjek indikacionet terapeutike, ushqimore dhe të sjelljes të rënë dakord me stafin

• Nuk ndërpres stafin gjatë administrimit të terapisë

• Respektoj mjediset dhe mbaj hapësirën e dedikuar të pastër

• Kujdesem veçanërisht për higjenën e duarve në hyrje dhe gjatë gjithë qëndrimit në spital

• Nëse jam i ftohur, vë maskën para se të hyj në repart

• Nëse largohem, gjithmonë paralajmëroj stafin

• Respektoj intimitetin dhe qetësinë e pacientëve të tjerë

• Shmang sa të jetë e mundur zhurmat, flas me zë të ulët dhe ul zërin e celularit

• Kufizoj numrin e vizitave në shtratin e fëmijës dhe pyes personelin nëse ka masa paraprake të veçanta

• Nuk pi duhan në spital ose në zonën e jashtme, siç kërkohet me ligj

• Mund të marr dhe publikoj vetëm imazhe nga vetja dhe fëmija im

Të drejtat e fëmijëve/ Diritti dei bambini

• Kam të drejtë të jem sa më mirë të jetë e mundur

• Kam të drejtë të marr kurim, dashuri e respekt

• Kam të drejtë të marr ilaçet

• Duhet të thirrem në emër

• Mund të kem një hapësirë vetëm për mua, kur të jetë e mundur

• Mund të kem afër personat që i dua shumë

• Kam të drejtë të di se ç’farë sëmundjeje kam

• Munt të them nëse jam dakort me kurën

• Mund të them nëse jam dakort të marr terapi të reja

• Mund të them nëse ndihem mirë në spital

• Duhet të jem i mbrojtur nga çdo formë keqtrajtimi Kam të drejtë të njoh sëmundjen time e të di se si mund të kurohem në shtëpi

• Mund të flas edhe vetëm me mjekët

• Kam të drejtë të marr pjesë në përmirësimin e spitalit

• Kam të drejtë për kurim qetësues

Për informacion, reklamim, propozim e mirënjohje:

URP – Zyra e marrdhënjeve me publikun tel 055 566 2332 - e-mail urp@meyer.it

www.meyer.it

korrik 2019

Riferimenti

Documenti correlati

Aty mund të gjesh mënyrën për të bërë një bashkëbisedim, për të marrë informacione të nevojshme, consultime dhe nëse je në rrezik për jetën mund të gjesh dhe një vend

Të drejtat e lirisë dhe të drejtat sociale, që sistemi ynë ka zhvilluar në kohë duhet t’u zgjerohen të gjithë imigrantëve.Eshtë e garantuar e drejta e jetës nga fillimi deri

Përkatësia fetare e tyre konsiston përkatësisht: në fenë e krishterë (një nxënës), besimi bektashi (tre nxënës) dhe një pjesë tjetër janë me prindër të përkatësive

Per l’Arciduca Ferdinando II, che si sentiva un campione nella lotta contro i turchi per avere partecipato a una campagna militare nel 1556 in Ungheria e per essere stato

Si informarono su come ci avevano accolto gli iugoslavi e cosa ci avevano detto, poi i militari controllarono con molta attenzione e professionalità i nostri bagagli (attività

Mbetet për të shqyrtuar si mund t’i krahasojmë variantet rasë, rasje dhe rast me njëra-tjetrën, duke patur parasysh edhe turqizmat bas/bast.. Gjithashtu, mbetet për të shqyrtuar

Duhet të dish që këto deklarata janë shumë të rëndësishme për të marrë nga INAIL të gjitha shërbimet për të cilat ke nevojë edhe nëse nuk ke një kontratë të

Al contra- rio, la gestione della crisi secondo complessità pre- suppone la costruzione di soluzioni che mettono in gioco l'insieme delle risorse di cui